Roveri robotik “Perseverance”, i cilësuar si “Këmbëngulja” i Agjencisë Hapësinore Amerikane ( NASA) vazhdon eksplorimin në Mars.
Sonda u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.
Sipas NASA, rover robotik ka udhëtuar 70 metra, ndërsa më 6 mars lëvizi 6.5 metra. NASA ka publikuar gjithashtu foto të reja nga lëvizja e sondës.
Ajo do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.
Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej tre miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars./Motilokal.com



