Polonia do të rifillojë prerjet në pyllin e njohur Bialowieza, raporton BBC. Pylli është i shpallur nga UNESCO si Trashëgimi Botërore.
Pylli që ndahet së bashku me Bjellorusinë, ishte në qendër të një mosmarrëveshje midis BE-së dhe Polonisë nga vitet 2016-2018, kur prerja u pezullua pas një vendimi nga Gjykata Europiane të Drejtësisë.
Qeveria polake deklaron se prerja është e nevojshme për të pastruar ambientin dhe për të mbrojtur pemët nga një infektim i brumbujve. Komisioni Europian tashmë ka kërcënuar Poloninë me ndëshkime financiare për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë./Motilokal.com
