Sot Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve si pasojë e reshjeve të bores që kanë përfshirë zonën e Veriut.
ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e Kukësit, Tropojës, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.
Sipas ARRSH-së kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore, ku qarkullimi vazhdon normalisht./Motilokal.com
