Edhe pak ditë kanë mbetur që zyrtarisht të hyjmë në stinën e pranverës. Por surprizat e motit nuk kanë të ndalur, sot i gjithë territori i Kosovës është zgjuar i zbardhur nga reshjet e borës.
E si duket bora pranverore ka zënë në befasi shtetin e Kosovës, kjo pasi që, gjendja në rrugët nacionale është vështirë e kalueshme për shkak të borës.
Sipas njoftimeve deri më tani nuk janë parë në terren kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë motit të ligë./Motilokal.com

