Bashkë me pranverën po vjen edhe Kali i Qyqes

Bashkë me pranverën po vjen edhe Kali i Qyqes

Ardhja e stinës së pranverës lidhet shumë edhe me ardhjen e shpendëve të ndryshëm shtegtarë, dhe mesa duket lajmi i mirë na vjen nga Kali i Qyqes i cili ka nisur shtegtimin drejt vendeve të Ballkanit.

“Ditët e ftohta të dimrit dalëngadalë janë duke u larguar për t’i lënë vendin stinës ripërtëritëse të jetës, pranverës. Ardhja e kësaj stine na tregon që shpendët tashmë janë duke filluar shtegtimin. Një ndër llojet që po përgatitet për të ardhur në vendin tonë nga kontinenti afrikan është pikërisht kali i qyqes (Neophron percnopterus)”, njofton Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit.

“Udhëtimi prej më shumë se 5000 km i kalit të qyqes nuk do të jetë i lehtë, por do t’i ngjasojë një fluturimi për mbijetesë, të tejmbushur me rreziqe. Megjithatë, organizatat partnere të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes” do të bëjnë të pamundurën që ky shpend të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi”, shprehet shoqata PPNEA.

Ndiqni shtegtimin apo rrugën që kali i qyqes përshkon për të mbërritur në vendet e folezimit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në linkun më poshtë:

https://lifeneophron.eu/#transmitters

/Motilokal.com