Gjermania pa një bum në shitjen e veturave elektrike dhe hibride vitin e kaluar, sipas një analize që ia atribuon bumit pjesërisht subvencioneve deri në 9000 euro (10600 dollarë).
Vendi ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si tregu i dytë më i madh për veturat elektrike, sipas një raporti të Qendrës për Energji Diellore dhe Hulumtim të Hidrogjenit Baden-Wuerttemberg (ZSW).
Kina mbetet tregu më i madh në botë për industrinë, me 1.25 milion regjistrime të reja në 2020 - më shumë se një e treta e 3.18 milion në të gjithë botën.
Përderisa tregu kinez u rrit me vetëm 3% globalisht, ai evropian u rrit me 38%.
Kjo u drejtua kryesisht nga Evropa dhe e udhëhequr nga Gjermania, e cila raportoi një rritje prej 264 për qind në pothuajse 395,000 vetura, rritja më e fortë në përgjithësi, sipas ZSW-së.
Evropa në tërësi - përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën - pa 134 për qind rritje dhe më shumë regjistrime veturash sesa Kina me 1.37 milion njësi.
Pas Kinës dhe Gjermanisë, SHBA është tregu i tretë më i madh, me 322,000 vetura elektrike të regjistruara rishtas dhe hibride në vitin e fundit, pasuar nga Franca me 195,000, Britania me 175,000 dhe Norvegjia me 108,000 njësi.
"Tregu i veturave elektrike po tregon zhvillim premtues në shumë vende, veçanërisht në Bashkimin Evropian", thotë Frithjof Staiss, një anëtar i bordit ekzekutiv të ZSW-së.
Por ai ia atribuon këtë normave më të larta të subvencionit dhe masave të tjera të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar në Gjermani dhe thotë se këto stimuj duhet të shndërrohen në rritje të drejtuar nga tregu./Motilokal.com
