I hedhim kudo, sa kohë u duhet për t'u dekompozuar?

I hedhim kudo, sa kohë u duhet për t'u dekompozuar?

Shkencëtarët në të gjithë botën na paralajmërojnë çdo ditë se duhet të ndalemi me zakonet tona të mbeturinave dhe të riciklojmë më shumë ose të përdorim materiale eko-miqësore në mënyrë që të ruajmë mjedisin. Para së gjithash, ne duhet të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që hedhim.

Nga pikëpamja e qëndrueshmërisë mjedisore është me rëndësi të madhe të dihet se sa do të zgjasë dekompozimi për disa lloje të mbeturinave.

Disa mbeturina dekompozohen lehtësisht si lënda organike në ushqimin që hamë, por llojeve të tjera të mbeturinave u duhen dekada, nëse jo shekuj për t’u dekompozuar.

Sipas studimeve disa produkteve iu duhen deri në 800 vjet për t’u dekompozuar.

Në mesin e produkteve të cilave iu duhen shumë vite për dekompozim, janë edhe pakoja e qumështit, cigarja, shishja e plastikës e qeset e çipsave.

Një cigareje i duhen 10 deri në 12 vjet për t’u dekompozuar. Një shisheje të plastikës i duhen deri në 450 vite për dekompozim.

Bateritë nuk dekompozohen deri në 100 vite, derisa pelenave e iu duhen deri në 450 vjet për dekompozim.

Ndërsa pecetave higjenik iu duhen nga 500 deri në 800 vite për t’u dekompozuar, kurse letra e aluminit nuk biodegradohet./Motilokal.com