OBSH kundër pasaportave të vaksinimit si kusht për udhëtime

OBSH kundër pasaportave të vaksinimit si kusht për udhëtime

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se të ashtuquajturat "pasaporta vaksine" për COVID-19 nuk duhet të përdoren për udhëtime ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve të shumta, duke përfshirë arsyet etike, sepse vaksinat e koronavirusit nuk janë lehtësisht të disponueshme në të gjithë botën.

Në një konferencë për shtyp, shefi i urgjencave të OBSH-së Dr. Michael Ryan tha se ka "konsiderata të vërteta praktike dhe etike" për vendet që konsiderojnë përdorimin e certifikimit të vaksinës si një kusht për udhëtimet, duke shtuar se agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara nuk e rekomandon atë tani.

"Vaksinimi thjesht nuk është i disponueshëm në të gjithë botën dhe nuk është i disponueshëm sigurisht mbi një bazë të drejtë", tha Ryan.

OBSH ka vërejtur më parë se është ende e panjohur se sa zgjat imuniteti nga vaksinat e licencuara COVID-19 dhe se të dhënat akoma po mblidhen.

Ryan gjithashtu vuri në dukje se strategjia mund të jetë e padrejtë ndaj njerëzve që nuk mund të vaksinohen për arsye të caktuara dhe që kërkimi i pasaportave të vaksinës mund të lejojë që "pabarazia dhe padrejtësia (të) të markohen më tej në sistem".

Disa vende, përfshirë Bashkimin Evropian, po shqyrtojnë mundësinë e kërkimit të certifikatave të vaksinimit COVID-19 për të huajt që hyjnë./Motilokal.com