Një pinguin është fotografuar duke i shpëtuar një tufe me balena vrasëse duke kërcyer në një barkë plot me turistë.
Zogu i tmerruar ishte duke u ndjekur nga balenat në ngushticën Gerlache në Antarktidë dhe shihej që kërcente vazhdimisht jashtë ujit, ndërsa gomonet e turistëve panë të gjithë skenën.
Blogeri i udhëtimeve Matt Karsten dhe gruaja e tij Anna, ishin duke bërë një turne nëpër ajsbergët në ngushticën Gerlache, Antarktidë, kur një grup i madh balenash notuan deri në varkën e tyre Zodiac.
Ata filmuan pinguinin kur ai u përpoq të kërcente në një prej barkave para se të hidhej përsëri. Zogu më pas bëri një tentativë të dytë dhe ia arriti të ndalonte në anë të gomones.
Matt tha: “Ishte çmenduri të shikoja personalisht. Ishte sikur të shikonit një dokumentar të National Geographic për së gjalli. Imagjinoj që pinguini ishte shumë i lehtësuar që arriti të shpetonte.”
“Ne ishim duke lundruar mes ajsbergëve kur pikasën një tufë të madhe balenash në ujë, të cilat më pas nisën të ndiqnin pinguinin ‘gentoo’ duke u përpjekur ta vrisnin për ta ngrënë”, tha ai.
“Pinguini arriti të hipte në barkë me tentativën e dytë dhe atëherë ne u larguam menjëherë nga vendi”, thotë Matt, duke shtuar më pas me shaka se edhe balenat mund të tentojnë të kërcejnë në barkë.
“Balenatvazhduan ta ndjekin barkën tonë edhe për pak. Ato nuk hiqnin dorë kollaj por më në fund e lanë pinguinin me miqtë e tij të rinj. Pasi notoi për pak në barkë, edhe pinguini dha lamtumirën duke kërcyer në ujin e akullt.”/Motilokal.com





