Studimet zbulojnë se rryma e Golfstrimit po dobësohet gjithnjë e më shumë. Rreziku është, se rrymat oqeanike mund të ndryshojnë drejtimin dhe të prishin ekuilibrin e paqëndrueshëm të klimës.
Dy studime të botuara këtë javë zbulojnë se ndryshimi i klimës po ngadalëson rrymën oqeanike, e cila çon ujë të ngrohtë në Europë, në mënyrë më dramatike sesa pritej më parë.
Duke përdorur të dhënat e sedimenteve dhe të dhënat e temperaturës për të hartuar trendet historike, një studim në Nature Geoscience zbuloi se sistemi Golfstrimit, i njohur gjithashtu si Rrymat Qarkulluese Meridionale të Atlantikut (AMOC) kanë humbur dukshëm fuqinë.
"Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga emetimet tona të gazrave serrë, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm për këtë dobësim", tha Stefan Rahmstorf, një nga autorët dhe shefi i analizës së sistemit tokësor në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës.
Rryma e njohur si Golfstrim është një rrymë e madhe oqeanike që mbart ujë të ngrohtë nga tropikët deri në bregun lindor të Amerikës së Veriut.
“Sistemi Golfstrim vë në lëvizje gati 20 milionë metër kub ujë në sekondë, sasi kjo që është pothuajse 100 herë më e madhe nga ajo e rrymës së Amazonës”, thotë Stefan Rahmstorf.
Në rast se AMOC humbet fuqinë, mund të ndryshojë radikalisht edhe dukuria e dytë dominante e klimës në Atlantikun Verior: Rryma atlantiko-veriore në thellësinë e ujit. Kjo rrymë nis atje, ku përfundon rryma e Golfstrimit, në Oqeanin Arktik në Islandë. Përforcuar nga rrjedhat që vijnë prej Oqeanit Arktik në Grenlandës dhe në Kandanë Perëndimore ajo transporton rregullisht ujë të ftohtë dhe me pak kripë në thellësi përgjatë dy kontinenteve amerikane deri në Oqeanin Antarktik.
Gjetjet e studimit të ri janë "shqetësuese", tha Rahmstorf. "Nëse kjo vazhdon, ne mund të jemi duke u mbyllur ngadalë në një pikë kthese, ku ky qarkullim mund të destabilizohet krejtësisht."
Një arsye që sistemi AMOC po ngadalësohet është për shkak të shkrirjes së akullit në Grenlandë dhe me shtimin e reshjeve në oqean do të shtohet uji pa kripë. Kjo bën që të depërtojë më pak ujë i ftohtë në thellësi, pra rryma amerikane në thellësi humbet fuqinë.
Tani për tani ata parashikojnë që në një të ardhme të afërt përgjatë brigjeve veriore të SHBA-së mund të ndodhin shpesh përmbytje dhe në Europë mund të ketë më shumë mot me ekstreme.
Meteorologët ka vërejtur shenja të ndryshimeve në stinë të caktuara. Studiuesit e klimës e lidhin të ftohtin e viteve të fundit në Atlantikun Verior me dobësimin e rrymës së Golfstrimit./Motilokal.com
