Nuk ka të ndalur, vullkani Etna shpërthen sërish

Nuk ka të ndalur, vullkani Etna shpërthen sërish

Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një shatërvan të vërtetë llave dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.

Etna nuk ka reshtur së gjëmuari prej javësh, dhe reja e fundit vullkanike ka qenë kaq e madhe sa ka mbuluar komunitete të tëra, mbi të cilat vullkani ka lëshuar edhe hi e gurë.

Hiri mbuloi disa qytete, duke përfshirë Sant’Alfio, Giarre, Linguaglossa dhe Mascali, ndërkohë që  autoritetet kanë shprehur shqetësimin për një “zonë të zezë” që formohet nga shpatet e vullkanit në Mesdhe.


Situata e krijuar shkaktoi probleme  të shumta në transport. Si rezultat, reja vullkanike  arriti deri në Athinë, siç u regjistrua nga sateliti meteorologjik Europian Meteosat-11.


Sipas meteo.gr, reja u krijua nga shpërthimi i vullkanit rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, nga rrymat e forta perëndimore në troposferë. Hiri vullkanik jo vetëm që  arriti në Greqi  por u pa edhe në të gjithë Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë.


Erërat mbizotëruese, shpejtësia, përmbajtja e hirit që mund të shpërndahet në atmosferë dhe kohëzgjatja e reve vullkanike luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e saj.

No photo description available.

Etna është vullkani më aktiv i Europës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi./Motilokal.com

Mund të jetë një imazh i natyrës

No photo description available.