Më shumë se 900 milionë ton ushqime hidhen çdo vit, sipas një raporti global nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Programi i Mjedisit i OKB-së Food Index zbuloi se 17% e ushqimit në dispozicion për konsumatorët, në dyqane, familjet dhe restorante, shkon direkt në plehra.
Po ashtu bëhet me dije se më shumë se 60% e mbetjeve ushqimore krijohen nga familjet. Tashmë kanë nisur fushata kundër shpërdorimit të ushqimeve, duke thënë se të gjithë qytetarët duhet të tregojnë kujdes me blerjet e tyre.
Matjet përfshinin artikuj të ngrënshëm dhe sende të pangrënshme. Kjo sasi do të mjaftonte për të mbushur miliona kamionë 40 tonësh për t'u shpërndarë në të gjithë globin shtatë herë.
Raporti i Kombeve të Bashkuara thekson që një e pesta e ushqimit të disponueshëm për konsumatorët - përmes dyqaneve, restoranteve dhe shtëpive tona - hidhet direkt në kosh.
Disa ushqime humbin në ferma dhe në zinxhirin e furnizimit, duke treguar edhe njëherë se një e treta e të gjithë ushqimit nuk hahet kurrë.
Ekspertët morën në studim 54 vende, duke përfshirë materiale ende të ngrënshme dhe gjëra që nuk i hamë të tilla si kockat, lëkurat e frutave. Pavarësisht nga niveli i të ardhurave kombëtare, u zbulua se çdo vend kishte një problem thelbësor të mbetjeve ushqimore.
"Për një kohë të gjatë, u supozua se mbeturinat e ushqimit në shtëpi ishin një problem i rëndësishëm vetëm në vendet e zhvilluara. Me botimin e raportit të Indeksit të Mbetjeve të Ushqimit, ne shohim se gjërat nuk janë aq të prera", thotë Marcus Gover, CEO i WRAP.
Prodhimi i ushqimit ka një ndikim të rëndësishëm në mjedis, pasi deri në 10 për qind të emetimeve globale të karbonit janë të lidhura me ushqimin që nuk e konsumojmë.
Lidhur me këtë problem global kanë nisur dhe këshillimet e qytetarëve për të mos shpërdoruar ushqimin. Sipas studiuesve familjet duhet të planifikojnë blerjet dhe sasitë që do të konsumojnë.
Po ashtu sugjerohet që ushqimet të mbahen në frigorifer në temperaturë konstante nga 5 deri në 7 gradë Celsius. Më tej shtohet se para se të bëni blerje duhet të kontrolloni datën e kadencave që ushqimet të mos përfundojnë në kosh./Motilokal.com
