Rrufetë ndriçojnë frikshëm mbi vullkanin Sinabung të Indonezisë

Rrufetë ndriçojnë frikshëm mbi vullkanin Sinabung të Indonezisë

Imazhe të pabesueshme janë publikuar teksa rrufetë godisnin pranë malit të shpërthyer vullkanik të Sinabung të Indonezisë.

Stuhia përgatitej frikshëm të shpërthente mbi vullkani, reja me hi e të cilit është ngritur deri në 5000 metra lartësi, shkruan The Sun.

Rrufetë që godisnin ndriçonin qiellin në një ngjyrë vjollce të ndritshme.

Imazhet u morën disa ditë pas shpërthimit vullkanik në Karo, në veri të Sumatras.

Rezidentët shiheshin që largoheshin nga zona sipas rekomandimit në rreze prej pesë kilometra, ndërsa të tjerë shinin të magjepsur renë gjigante të hirit qe thyhej nga vetëtimat.

Roy Bangun, 41 vjeç, tha: “Rezidentët janë të trembur, shumë po qëndrojnë brenda shtëpive për t’iu shmangur hirit të trashë vullkanik.”

Zyrtari monitorues Muhammad Nurul Asrori, në Sinabung, tha se reja e hirit ishte më e madhja që kishte parë prej 2010.

Ai tha se kupola e llavës mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar një ortek resh të përvëluara./Motilokal.com

Fotot e ekspozimit për një kohë të gjatë janë realizuar në 5 Mars 2021

Njerëzit shikojnë ndërsa mali Sinabung shpërthen në Karo, Sumatra Veriore, Indonezi, në 2 Mars

Tymi i bardhë doli nga vullkani aktiv

Pluhuri vullkanik mbuloi rrugët në fshatrat përreth

Llava e shkrirë u pa që derdhej nga vullkani

Një banor pastron patëllxhanët e tij nga pluhuri vullkanik