Ndotja e ajrit ra ndjeshëm gjatë bllokimit

Ndotja e ajrit ra ndjeshëm gjatë bllokimit

Sipas një analize të Universitetit të Innsbruck tregon se kufizimet e trafikut gjatë bllokimit të parë në marsin e viti 2020 çuan në një rënie të ndjeshme të emetimeve të ndotësve të ajrit, dukshëm më shumë sesa për dioksidin e karbonit. Studimi konfirmon supozimin se trafiku nënvlerësohet ndjeshëm si një burim i ndotjes së oksidit të azotit në qytete dhe është përgjegjës për mbi 90 për qind të këtyre ndotësve.

Kufizimet e lëvizjeve në fillim të pandemisë COVID-19 në mars të 2020-ës krijuan një situatë unike për shkencat atmosferike.

"Gjatë bllokimit të vitit 2020, ne ishim në gjendje të hetonim drejtpërdrejt efektet aktuale të kufizimeve drastike të trafikut në shpërndarjen e ndotësve të ajrit dhe mbi emetimin e gazrave klimatike", thotë shkencëtari i Innsbruck, Thomas Karl.

Me ekipin e tij, ai tani ka botuar një analizë të detajuar të cilësisë së ajrit gjatë bllokimit të parë në qytetin e Innsbruck-ut të Austrisë, në revistën Atmospheric Chemistry and Physics.

"Ne gjejmë ulje dukshëm më të madhe të ndotësve të ajrit sesa të dioksidit të karbonit", thotë studiuesi, duke përmbledhur rezultatet.

Në vitin e kaluar, disa studime treguan rezultate kontradiktore sepse ndikimi i motit shpesh nuk ishte faktorizuar, nga njëra anë, ose një krahasim i hollësishëm me të dhënat e emisioneve nuk ishte i mundur, nga ana tjetër.

"Ne zbulojmë se përqindja e oksideve të azotit të lëshuar nga trafiku është më e lartë, ndërsa përqindja nga konsumi i energjisë shtëpiake, komerciale dhe publike është më i ulët", thekson Thomas Karl.  

Tranzicioni evropian i energjisë, me kalimin në djegie më të pastër në sektorët rezidencialë dhe industrialë, po jep një efekt pozitiv në cilësinë e ajrit./Motilokal.com