General Motors, vetëm vetura elektrike deri në vitin 2040

General Motors, vetëm vetura elektrike deri në vitin 2040

General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, po planifikon që deri në vitin 240 të prodhojë automjetet pa karbon. Gjiganti amerikanë shpreson që të shesë vetëm vetura dhe kamionë me emetime zero të dioksidit të karbonit (CO2) deri në vitin 2035.

Ky zotim i kompanisë vjen pas marrjes së detyrës të presidentit amerikan, Joe Biden, duke u zotuar se do t’i ketë prioritet ndryshimet e klimës dhe se do t’i rrisë shitjet e automjeteve elektrike.

“General Motors bashkohet me qeveritë dhe kompanitë anembanë globit, duke punuar për të krijuar një botë më të sigurt, më të gjelbër dhe më të mirë”, tha kryetarja e kompanisë, Mary Barra.

“I inkurajojmë edhe të tjerët që të ndjekin shembullin dhe të kenë ndikim të rëndësishëm në industrinë dhe në ekonominë tonë”, tha ajo.

General Motors, i cili po përpiqet të konkurrojë me prodhues të tjerë të automjeteve të gjelbra, si Tesla dhe Volkswagen, tha se do të investojë 27 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2025.

Gjiganti i automjeteve tha se do të ofrojë 30 modele elektrike, në nivel global, deri në vitin 2025./Motilokal.com