Nëse dikush ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze, ai është Elon Musk.
Dhe kësaj radhe miliarderi bëri të ditur se do të ndërtojë një qytet të ri në Teksas i cili do të quhet Starbase.
Siç bëhet e ditur, qyteti i tij do të jetë rreth hapësirës së lëshimit të raketave të kompanisë së tij SpaceX.
Si gjithmonë i aftë për të shkaktuar një trazim duke shtypur vetëm disa fjalë, Musk postoi në Twitter se ai ishte “duke krijuar qytetin e Starbase, Teksas”.
Zyrtarët në qarkun Cameron të Teksasit, i cili përfshin Boca Chica, konfirmuan që SpaceX ishte përpjekur t’i kontakonte për përfshirjen e Starbase si një qytet, por sipas tyre, kompania me bazë në Kaliforni do të duhej të ndiqte një seri hapash burokratikë për t’i realizuar planet.
Për të krijuar një qytet të ri, do të duhej që banorët lokalë të nënshkruanin një peticion që do i paraqitej gjykatësit të qarkut, i cili më pas do të urdhërojë zgjedhjet nëse komuna duhet të përfshihet, sipas Lidhjes Komunale të Teksasit. Nëse zgjedhjet janë të suksesshme, qyteti do të kishte fuqinë për të krijuar ligjet e tij dhe rregulla të tjera.
SpaceX tashmë ka marrë në mënyrë efektive pjesën më të madhe të Boca Chica. Ndërsa puna përparoi, kompania bleu gradualisht shumicën e tokës së asaj zone, megjithëse disa pronarë të shtëpive kanë refuzuar t’i shesin./Motilokal.com
