Një ditë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi panik dhe në të cilin të paktën 11 njerëz u lënduan në Greqinë qendrore.
Mediat lokale raportojnë për shtëpi të dëmtuara dhe të shembura në fshatrat Mesochori dhe Vlachogianni, ku lëkundjet ishin më të forta për shkak të thellësisë së vogël, prej vetëm 10 kilometrash të tërmetit.
Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët në Larisa dhe Elasona, të cilët u dynden në rrugë, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet përreth, përfshi edhe Shqipërinë.
Menjëherë pas kësaj, pasoi një tjetër, me një forcë prej 4.6 gradë në shkallën Rihter. Kjo u pasua nga dy goditje të mëvonshme me madhësi 4.2 dhe 4.9.
Epiqendra ishte 121 kilometra në jugperëndim të Selanikut, pranë qytetit të Larissa në një thellësi prej 10 kilometrash./Motilokal.com




