Peshkaqenë që ndriçojnë në errësirë/ Shkencëtarët i fotografojnë pranë Zelandës së Re

Peshkaqenë që ndriçojnë në errësirë/ Shkencëtarët i fotografojnë pranë Zelandës së Re

Shkencëtarët që po studiojnë peshkaqenët pranë brigjeve të Zelandës së Re kanë fotografuar një specie peshkaqenësh që ndriçon në errësirë.

Është vertebrori më i madh ndriçues i njohur deri më tani në botë.

Studiuesit nga Universitetit Katolik të Louvain në Belgjikë dhe instituti kombëtar i kërkimeve ujore dhe atmosferike në Zelandën e re, ishin përfshirë në zbulim.

Ata thonë se zbulimi ndikon në kuptimin e jetës në det të thellë, një nga ekosistemet më pak të studiuara në planet.

Dr. Jerome Mallefet, i cili është studiuesi kryesor në Laboratorin e Biologjisë Detare në Universitetin Katolik Louvain, i cili zbuloi peshkaqenët që ndriçojnë në errësirë tha për Euronews se kishte qenë një ëndërr për të mundësia për të fotografuar bishën,

"Ne e dimë që nga 540 lloje peshkaqenësh, 57 janë në gjendje të prodhojnë dritë. Por këta peshkaqenë të pakapshëm janë duke jetuar 200 metra nën sipërfaqe ndaj është shumë e vështirë të vëzhgohen", shtoi Dr. Mallefet.

"Dhe ... më i madhi, mund të shkon deri në 1.80 metra i gjatë”, tha ai./Motilokal.com

The sharks use bioluminescence to "disappear," researchers say.

The kitefin is the slowest swimming shark species in the world.

This image shows a lanternshark.