Raketa Starship e SpaceX shpërthen pas uljes në tokë

Raketa Starship e SpaceX shpërthen pas uljes në tokë

Kompania SpaceX ka arritur të zbresë një nga prototipet e saj Starship pas një fluturimi provë në lartësi të lartë.

Por, prototipi i raketës Starship të SpaceX-it me numrin serik 10 (SN10) shpërtheu tetë minuta pas aterrimit të suksesshëm në platonë e lansimit në shtetin e Teksasit të SHBA-së.

Prototipi i raketës fluturoi më shumë se 10 kilometra mbi Teksas dhe ateroi mbi gjashtë minuta pas lëshimit.

Kjo është hera e tretë e testimit të një fluturimi të tillë. Paraardhësit e prototipit, SN8 dhe SN9, të cilët fluturuan më 9 dhjetor 2020, përkatësisht 2 shkurt të këtij viti, shpërthyen pas uljes.

Formacionet e raketave

"Hera e tretë është një sharm, siç thotë fjala e urtë. Një ulje e bukur e butë në platonë e uljes", tha John Insprucker, inxhinieri kryesor i integrimit i SpaceX, gjatë ngjarjes së transmetuar drejtpërdrejt.

Supozohet se një rrjedhje e karburantit të jetë arsyeja e shpërthimit të raketës SN10.

Anija kozmike Starship e SpaceX ka për qëllim të veprojë si një sistem transporti i ripërdorshëm i krijuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit dhe më gjerë./AA/Motilokal.com