Për sezonën Pranverore kompania ArtMotion sjell zbritje për klientë si asnjëherë më parë!Pakot më të kërkuara në treg Family dhe Premium me kanalet më të shikuara në vend dhe rajon e internetin më stabil, këtë radhë ofrohen për klientë me ofertë promocionale. Pakot Family dhe Premium janë pako të cilat plotësojnë nevojat e klientit duke u ofruar atyre kanalet ekskluzive televizive më të dëshiruara, dhe shërbim të internetit për të përmbushur nevojat e çdo familje Kosovare.
Duke filluar nga Pako Family e cila përmban kanalet ekskluzive si Klan Kosova, Klan TV e Alsat M, deri në 200 kanale e internet deri në 50mbps ArtMotion ofron zbritjen nga 19.99 në 13.99/ në muaj.
Ndërsa pakoja më e kompletuar ajo Premium me transmetimin e ligave më të fuqishme sportive, vendore e ndërkombëtare si: Superliga e Futbollit Kosovar, Superliga e Basketbollit Kosovar NBA, Bundesliga, Formula 1, Moto GP, Judo, e nga viti 2021-2024 ekskluziviteti i tri ligave më të forta Evropiane të UEFA-s, Champions League, Evropa League, Conference League, me kanalet turke e kanalet vetanake të prodhuara nga vetë kompania, përplot 240 kanale e internet deri 100mbps, ofrohet për klientë me çmim të zbritur nga 24.99 në 15.99/në muaj.
Me të gjitha këto benefite të ofruara e çmime racionale, alternativa më e përshtatshme për çdo shtëpi mbetet ArtMotion!
Telefononi në numrin pa pagesë 0800 20 600, apo vizitoni faqen zyrtare https://artmotion.net/kontakt/, për t’u informuar rreth adresave të pikave zyrtare të shitjes së ArtMotion në Kosovë.
