Volvo do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Volvo do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Volvo do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga vitit 2030. Lajmi është konfirmuar nga shtëpia suedeze e prodhimit të veturave.

Nga kompania kanë bërë të ditur se deri atëherë do të nxjerrë nga prodhimi të gjitha modelet e veturave me motorë më djegie, përfshirë madje edhe hibridët. Prodhuesi i veturave planifikon të investojë shumë edhe në shitjet online dhe thjeshtimin e produkteve të tij.

“Të gjitha automjetet tona elektrike do të shiten vetëm në internet”, theksoi Hakan Samuelsson, drejtuesi i ”Volvo Cars”, në një konferencë shtypi.

Duke nisur nga viti 2025, gjysma e automjeteve tona do të jenë elektrike dhe gjysma e shitjeve do të bëhet në online.

Kompani po përpiqet të përfitojë nga kërkesa në rritje për veturat elektrike, përfshirë Kinën që është një nga tregjet më të mëdha të tij. Prodhuesit e veturave po reagojnë ndaj presionit të qeverive përreth botës për të përshpejtuar planet për makina elektrike. Veturat e reja, me motor me naftë apo benzinë nuk do të shiten në Britaninë e Madhe nga viti 2030./Motilokal.com