Tërmet i fortë në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Shqipëri

Tërmet i fortë në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar rreth orës 12:16 në Greqi.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra është identifikuar 24 kilometra në veriperëndim të Larisës dhe 21 km nga Elasona.

Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, ishte 10 kilometra, pasuar nga një tërmet me madhësi 4.6.

Dridhja u ndje në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore e deri në Shqipëri.

Sipas mediave lokale, qytetarët e Larissas dhe Trikala dolën në rrugë, deri më tani nuk raportohet për dëme dhe të lënduar./Motilokal.com