A është 'çmendur' moti? Sapo lamë pas një dimër me fenomene nga më ekstremet

A është 'çmendur' moti? Sapo lamë pas një dimër me fenomene nga më ekstremet

Në shumë vende të botës stina e dimrit është konsideruar nga meteorologët si më e ftohta me temperatura ekstrem të ulëta e reshje të mëdha të borës, një fenomen që nuk e kishin parë prej vitesh e vitesh.

Në një hark kohor prej 1 dhjetor deri më 28 shkurt, ndodhi gjithçka, ekstreme të pamenduara ndonjëherë, që nga akulli që ngriu çdo gjë e deri tek njerëzit që dolën për të bërë plazh.

Një nga qytetet europiane që bora e zuri papritur ishte Madridi në Spanjë. Pas stuhisë Filomena, erdhi vala e dytë e të ftohtit, ku u arritën 5 rekorde temperaturash nën minus.

Meteorologu spanjoll Angel Rivera tha se moti është çmendur, kaluam një sezon ekstremesh totale, pothuajse asgjë si këto nuk ka ndodhur më parë. Nuk di të them nëse ishte thjesht ky dimër apo ngrohja globale po jep efektet negative.

“Në vitet e fundit, një numër i madh i fenomeneve të pafavorshme kanë ndodhur, me dyfishin e numrit të valëve të nxehtësisë sesa në dekadën e mëparshme dhe shirat gjithnjë e më intensivë”, tha meteorologu Rivera./Motilokal.com