Java nis me mot pranveror, por në fundjavë priten ‘surpriza’

Java nis me mot pranveror, por në fundjavë priten ‘surpriza’

Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe përgjatë javës së parë të muajit mars. Në fundjavë priten reshje shiu e bore.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 15 °C.

Mot i kthjellët e me diell pritet të mbajë ditën e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 15 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 16 °C./Motilokal.com