Ndryshimet klimatike: Alarm i kuq për planetin

Ndryshimet klimatike: Alarm i kuq për planetin

Synimet Kombëtare të Klimës (NDC) nuk janë afër arritjes së asaj që përcaktohet në Marrëveshjen e Klimës në Paris, e cila parashikon ngadalësimin e ngrohjes globale sa më shumë që të jetë e mundur.

"Rezultatet e brendshme të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës janë një alarm i kuq për planetin tonë", tha Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guterres.

Raporti adreson përpjekjet kombëtare për klimën e 75 vendeve që kanë vendosur tashmë "caqet e tyre kombëtare të klimës".

Larg qëllimit të planifikuar

Vendet e mbuluara nga raporti janë përgjegjëse për afërsisht 30 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë.

"Planet për të luftuar ndryshimin e klimës na largojnë nga qëllimi që kemi vendosur me Marrëveshjen e Parisit", tha Patricia Espinosa, drejtoreshë ekzekutive në Kombet e Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Përpjekjet e deritanishme të shteteve tregojnë se emetimi i gazrave të dëmshëm mund të zvogëlohet me vetëm një për qind, që është larg qëllimit për të arritur temperaturën me një gradë e gjysmë deri në vitin 2030, sipas marrëveshjes për ndryshimet klimatike./Motilokal.com