Një ajsberg gjigant, me madhësinë e qytetit të Los Angeles është shkëputur nga Brunt Ice Shelf.
Ky fenomen njihet si “pjellje” dhe vjen pothuajse një dekadë pasi shkencëtarët në Sondazhin Britanik të Antarktikut (BAS) zbuluan për herë të parë rritjen e çarjeve të mëdha në akull, shkruan Associated Press.
“Ekipet tona në BAS janë përgatitur për ndarjen e një ajsbergu nga Brunt Ice Shelf për vite me radhë”, tha drejtoresha e Studimit Britanik të Antarktikut, profesoresha Jane Francis.
Rrethanat që çuan në shkëputjen e madhe filluan të përshpejtohen në nëntor të vitit të kaluar, tha BAS në një deklaratë.
Kjo është çarja e tretë e madhe në raftin e akullt që ka ndodhur në dhjetë vjetët e fundit.
Ajsbergu është formuar kur çarja është zgjeruar disa qindra metra brenda disa orëve në mëngjesin e 26 shkurtit, duke u çliruar në fund nga pjesa tjetër e raftit të akullt lundrues.
Kjo shkëputje nuk paraqet kërcënim për Stacionin Kërkimor Halley të BAS-it i cili ndodhet në raftin e akullit Brunt./Motilokal.com
