Me një dozë të vetme, SHBA miraton vaksinën e Johnson & Johnson

Me një dozë të vetme, SHBA miraton vaksinën e Johnson & Johnson

Rregullatori për Barnat në Shtetet e Bashkuara ka miratuar për përdorim vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson e cila administrohet përmes një doze të vetme.

Kjo është vaksina e tretë që është miratuar në SHBA kundër koronavirusit, pas Pfizer/BioNTech dhe Modernas. Vaksina Johnson & Johnson është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA, dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në temperatura ultra të ftohta.

Provat zbuluan se ajo parandalonte sëmundje serioze por ishte 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.

Vaksina është bërë nga firma belge Janssen.

Kompania ka rënë dakord të furnizojë SHBA-në me 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion për amerikanët që nga java tjetër.

Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë porositur doza të kësaj vaksine ndërsa 500 milionë doza gjithashtu janë rezervuar për programin COVAX.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti atë si "një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues", por paralajmëroi se "lufta nuk ka mbaruar".

"Megjithëse ne festojmë lajmin e sotëm, unë i nxis të gjithë amerikanët - vazhdoni të lani duart, qëndroni të distancuar nga shoqëria dhe vazhdoni të mbani maska", tha ai në një deklaratë.

"Siç e kam thënë shumë herë, gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen përsëri ndërsa përhapen variante të reja, dhe përmirësimi aktual mund të ndryshojë."/Motilokal.com