Mot i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela rënie e temperaturave në Kosovë

Mot i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela rënie e temperaturave në Kosovë

Kosova vijon të mbetet nën dominim e masave të ngrohta ajrore me mot të kthjellët e me diell. Ndërsa nga e diela pritet rënie e temperaturave.

Sot do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 4 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të nis me mot pothuajse të kthjellët, përgjatë pasdites qielli mbi vendin tonë do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 14 °C.

E diela do të mbajë mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 6 °C./Motilokal.com