Një digë me lartësi afro 13 metra po planifikohet të ndërtohet në grykën e Drinit të Bardhë, në Dobrushtë të Prizrenit.
Përkitazi me këtë projekt sot u organizua debat publik nga kompania “EcoDri” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit që po planifikohet ndërtimi i hidrocentralit në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë.
Hidrocentrali “EcoDri” me objekte përcjellëse pritet të ndërtohet në fshatrat Pllanejë dhe Vërmicë të Komunës së Prizrenit dhe është hidrocentral i tipit Digë. Ndërtimi parashikohet të bëhet në pjesën fundore të lumit Drini i Bardhë, rreth 4.5 kilometra para se ai të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Diga për hidrocentralin EcoDri do të ndërtohet në pjesën e ngushtë të lumit, rreth 300 metra para hyrjes në luginën e Vërmicës dhe rreth 600 metra larg rrugës së fshatit Dobrushtë.
Në aspektin e statusit planar, zona e projektit nuk interferon dokumentet planare aktuale të Studimit të Hidrocentraleve të Vogla të fuqizuar me Strategjinë e Energjisë 2017 – 2026 e as ndonjë dokument tjetër planar të fazave të mëparshme. Projekti nuk interferon as me Planet e Parqeve Kombëtare si Bjeshkët e Nemuna e Sharri’, thuhet në raportin e publikuar të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Ndryshe, raporti thekson se projekti është në harmoni edhe me vendimin për shpalljen e zonës së mbrojtur në kategorinë e parkut natyror të malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës dhe se hidrocentrali nuk do të ketë ndikime shtesë, pasi nuk ndikon në sipërfaqe shtesë nga ato të ndikuara tashmë nga hidrocentrali në Fierzë.
Zbatimi i projektit nuk do të ketë pasoja negative të mëdha në mjedisin e zonës. I tërë projekti është në përputhshmëri me strategjinë e zhvillimit energjetik të Republikës së Kosovës dhe është ekologjik, në përputhje me tendencat e zhvillimit të energjetikës alternative në Kosovë’, thuhet në pjesën e konkluzave të raporti të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Raporti thotë se ndërtimi nuk do të ketë ndikim në ndryshimin e regjimit të rrjedhjes së lumit Drini i Bardhë, ndërsa do të ketë ndikime minimale vetëm në ndryshimin e peizazhit të sipërfaqes që duhet shfrytëzuar.
‘Masat që janë parashikuar të merren për këtë raport, ky fenomen do të zbutet’, thuhet në pjesën e konkluzave të raportit.
Deputeti Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje kërkojë nga zyrtari i Ministrisë së Ambientit Naim Alidema se pse nuk është fizikisht në debat.
Zyrtari nga Ministria e Ambientit u arsyetua se për shkak të pandemisë COVID-19 nuk mund të jetë aty, me të cilin nuk u pajtua deputeti Zyba.
Ardian Nrecaj, aktivist i Grupit për Mbrojtjen e Ujërave dhe Mjedisit pyeti lidhur me të drejtën ujore. Drejtën ujore e keni dhënë me konkurs publik apo me leje ujore?
Naim Alidema tha se është lëshuar një vendim nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore dhe aty mund të interesoheni rreth lejes për hidrocentralin.
Një banor i fshatit Dobroshtë ku pritet të ndërtohet ky hidrocentral tha se pa u sqaruar mirë ky plan se çka po punohet, unë nuk do të jep tokën për ndërtimin e këtij projekti pa u bërë kurban.
Aktivisti mjedisor Ardian Nrecaj e pyeti kompaninë. Ju i referoheni shifrave prej viti 1948 deri në vitin 1986 të prurjeve. Tani jemi në vitin 2021. Prej 86-ës deri këtë vit e gjithë bota po flet për ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre në prurje. Ju askund nuk e përmendi ndryshimet klimatike. A kanë ndryshuar prurjet prej 86-ës? Sa kanë ndryshuar? Si keni guximin t’i referoheni statistikave të viti 1986 për ta bërë një raport për ndikimin në mjedis në 2021-ën.
Përgjigjja ishte çuditëse se nuk priten ndryshime.
Ndërsa e pranishme në debat ishte edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila mbështeti banorët dhe pyeti se çfarë përfiton komunitetit?
Paolli dha një shembull nga rasti i Shtërpcës dhe fshatit Biti e poshtme, ku tha se e kanë shkatërruar komplet komunitetin, ua kanë marrë ujin, ua kanë prish burimin e ujit, nuk ujë për ujitje, është shkatërruar bujqësia dhe ekonomia e asaj pjese.
Ajo theksoi se gjatë qeverisjes se Kurtit është tentuar të ndalet degradimi në zonë, por që ka dështuar pas rrëzimit të qeverisë.
“Kompanitë e huaja i kanë shkatërruar lumenjtë në Kosovë dhe Bosnjë se qeveria nuk i ka mbrojtur, nuk e kanë mbrojtur qytetarin, tokën, shtetin e vet. Mesazhi im është organizohuni mbrojeni vendin e juaj deri kur të vendoset qeveria e re në funksion dhe atëherë kemi fakte se çka përfitoni dhe humbni si komunitet, sepse çdo gjë çka është prezantuar ju kanë rrejt, ju kanë mashtruar. Kanë thënë ka përfitime nuk ka patur përfitime banorët. Ndërtohet diga ndalet uji, nuk ka as faunë e asgjë, dëmtohet gjithçka si turizmi si çdo gjë”, u shpreh Fitore Pacolli.
Në përfundim banorët kërkuan se çka përfitojnë dhe çka humbin nga ky projekt.
Ndërsa nga aktivistët mjedisor ky projekt u kundërshtua njëzëri për shkak se raporti ishte i dobët dhe jo bindës duke treguar se është i paligjshëm dhe janë shkatërrues të natyrës në Kosovë./Motilokal.com
