Rusi, zbulohen rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit

Rusi, zbulohen rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit

Janë zbuluar në Rusi rastet e para të njerëzve të infektuar me gripin e shpendëve. Mediat e huaja raportojnë se ato janë zbuluar në një fermë pulash në jug të vendit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 7 rastet e para janë  zbuluar tek punëtorët në një fermë pulash dhjetorin e kaluar në jug të Rusisë të cilët kanë informuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e para të gripit të shpendëve të zbuluara nga studiuesit në  rusi, nuk kanë shenja të transmetimit midis njerëzve.

Shpërthime të virusit H5N8 janë raportuar dhe në pulari në vende të ndryshme të Europës, por Rusia është e para që e ka identifikuar këtë virus dhe tek njerëzit.

Vite më parë një tjetër variant i gripit të shpendëve, i njohur me formulën H5N1 shpërtheu në botë dhe transmetohej dhe te njeriu./Motilokal.com