Bora zbardhë sërish shkretëtirën e Arabisë Saudite [Foto]

Bora zbardhë sërish shkretëtirën e Arabisë Saudite [Foto]

Fillimi i këtij dimri në Arabinë Saudite, përveç vendeve tjera, ka qenë tejet i ftohtë, ku temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius, e reshje të mëdha të borës duke mbuluar shkretëtirën pas 50 viteve.

Disa pjesë të Arabisë Saudite kanë “përjetuar” një shfaqje të rrallë – një dimër të ashpër – derisa stuhitë këtë javë goditën Lindjen e Mesme.

Ditëve të fundit malet e Tabukut u mbuluan nga dëbora pas rënies së temperaturave. E kësaj iu gëzuan shumë sauditët duke postuar foto të borës në rrjetet sociale.

Kishte komente të ngazëllyera nga banorët e Tabukut, ndërsa ata në rajone të tjera shikonin me zili ndërsa bora rrethonte majat e maleve të Alan, Jabal Al-Lawz dhe Ad-Daher.

“Çfarë pamje e mrekullueshme, si diçka në Evropë. Nuk jam i sigurt që është edhe këtu”, tha një sauditë në Twitter./Motilokal.com

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image