NASA ka publikuar imazhet e para me ngjyra, të sondës “Perseverance” që u ul në Mars pas shkëputjes së saj nga orbita e planetit.
Mes fotografive gjendet edhe një shkrepje e realizuar gjatë ‘shtatë minutave të terrorit’ kur sonda hynte në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.
Sonda 2.2. miliardë dollarëshe preku sipërfaqen e Marsit të enjten pas një udhëtimi prej gati 500 milionë kilometrash dhe misioni i saj është kërkimi për shenja të jetës së lashtë në Planetin e Kuq.
Agjencia Amerikane e Hapësirës njoftoi se “Perseverance” është planifikuar të kalojë të paktën një vit marsian, ose dy vjet të Tokës, duke eksploruar zonën ku është ulur në shtratin e një liqeni të lashtë që dikur mbulonte kraterin Jezero.
NASA premton akoma më shumë imazhe në ditët e ardhshme. Mes tyre do të ketë edhe imazhe filmike të marra gjatë hyrjes, zbritjes dhe prekjes së tokës, përfshirë audion.
Për vetë ekspertët e NASA-s, imazhet e robotit që ulet në mars, do të bëhen një imazh ikonik në historinë e eksplorimit të hapësirës. Ata thonë se “Perseverancë” do të jetë në gjendje të mirë, ndërkohë që ata po nisin gradualisht programimin e sistemeve të tij.
Sidoqoftë, foto akoma më mbresëlënëse do të mbërrijnë javën e ardhshme, kur “Perseverance” të ketë ngritur mashën e saj të navigimit dhe ti bëjë funksionale kamerat e saj./Motilokal.com
