Tregu i Inteligjencës Artificiale në Itali vlen 300 milionë euro

Tregu i Inteligjencës Artificiale në Itali vlen 300 milionë euro

Viteve të fundit, sektori i Inteligjencës Artificiale (IA) ka përfituar në Itali nga një rritje e interesit nga ana e institucioneve, është një pjesë integrale e planit Europian për rimëkëmbjen dhe tani është një koncept i njohur edhe për konsumatorët. Dhe i është përgjigjur mirë urgjencës shëndetësore, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin 2019 dhe një vlerë prej 300 milionë euro.

Në përgjithësi, më shumë se gjysma (53%) e ndërmarrjeve të mesme të mëdha italiane të analizuara nga Observatori aktivizuan të paktën një projekt IA gjatë vitit 2020.

Shpenzimet stimulohen nga investime në “Përpunimin Inteligjent të të Dhënave” (33%), algoritme për analizimin dhe nxjerrjen e informacionit nga të dhënat, robotët e bashkëbisedimit dhe asistentët virtualë, përkatësisht me + 10% dhe + 28%.

Shumica e përdoruesve (94%) kanë dëgjuar të paktën një herë për IA dhe kanë një konceptim të saktë të tij, që lidhet me automatizimin e detyrave specifike (65%), drejtimin e automjeteve pa ndërhyrje njerëzore (60%), me ndërveprimin njeri-makineri (58%) dhe arsyetimin logjik (40%).

Mbi gjysma (51%) kanë përdorur tashmë produkte dhe shërbime që përfshijnë tipare të Inteligjencës Artificiale, kryesisht asistentë të zërit të telefonit (65%), altoparlantë inteligjentë për shtëpi (62%) dhe sisteme që ofrojnë sugjerime në faqet e tregtisë elektronike (58%)./Motilokal.com