Kosova do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë që shtrihen mbi Mesdhe dhe në lindje të kontinentit, që parashikohet të kemi mot të qëndrueshëm.
Sot në Kosovë do të mbajë mot shumë i kthjellët e me diell në orët e para të ditës, gjatë pasdites pritet të jetë me vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 9 °C.
Dita e shtunë do të nis me mot pjesërisht me re, pasdite me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 9 °C.
E diela do të mbajë mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 11 °C./Motilokal.com
