Diell dhe rritje të temperaturave, ky është moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Diell dhe rritje të temperaturave, ky është moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

I ftohti dhe reshjet e borës tashmë ja lënë vendin diellit dhe temperaturave të larta. Sipas parashikimit të Motilokal.com moti sot në Shqipëri do të jetë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 6 deri në 14 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 14 °C.

E diela do të jetë me mot të ngrohtë të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 17 °C./Motilokal.com