Njerëzimi po zhvillon një luftë "të pakuptimtë dhe vetëvrasëse" ndaj natyrës, duke shkaktuar vuajtje njerëzore dhe humbje të mëdha ekonomike ndërsa përshpejton shkatërrimin e jetës në Tokë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Ky është paralajmërimi më i ashpër i Guterres deri më sot dhe erdhi në fillimi të një raporti të KB-së që përcakton emergjencën e trefishtë në të cilën ndodhet bota: kriza e klimës, shkatërrimi i botës së egër dhe natyrës dhe ndotja që shkakton shumë miliona vdekje të hershme çdo vit.
Gjithashtu ai thekson se marrja e masave do të jetë përcaktuese për dekadat e ardhshme si edhe çelësi për një të ardhme të qëndrueshme për njerëzimin,
“Pasojat e pakujdesisë nga ana e njerëzimit janë tashmë shumë të dukshme, pasi kanë sjellë edhe humbjet e mëdha ekonomike, si edhe kanë ndikuar në përshpejtimin e shkatërrimit të tokës”, shtoi më tej Guterres, duke paralajmëruar se kjo gjendje emergjente është kërcënuese për jetën.
Më tej ai shprehet se “paqja me natyrën”, sigurimi i shëndetit si edhe ndërtimi me kriter , do të ndikonte pozitivisht për të gjithë.
Raporti thotë se shoqëritë dhe ekonomitë duhet të transformohen nga politika të tilla si zëvendësimi i PBB-së si një masë ekonomike me atë që reflekton vlerën e vërtetë të natyrës, siç rekomandohet nga një studim i publikuar nga Thesari i Mbretërisë së Bashkuar.
Nga ana tjetër kreu i Programit për Mjedisin, Inger Andersen tha se sistemi i natyrës është prishur dhe se ende nuk po merren masa përballë këtyre situatave.
Raporti thotë se rritja e pesëfishuar e ekonomisë globale në 50 vitet e fundit kryesisht nga nxjerrja e lëndëve djegëse fosile dhe burimeve të tjera dhe ka sjellë kosto masive për mjedisin. Popullsia botërore është dyfishuar që nga 1970 dhe ndërsa prosperiteti mesatar është dyfishuar, 1.3 miliardë njerëz mbeten në varfëri dhe 700 milionë janë të uritur.
Në raport autoritetet bëjnë me dije se janë trajtuar edhe problemet e ndotjes ku edhe bëhet me dije se shkakton të paktën 9 milion vdekje në vit./Motilokal.com
