Një numër i kompanive po zhvillojnë raketa për të dërguar turistë në hapësirë, por teknologjia më e fundit është një “tullumbace masive”.
Kompania spanjolle Zero 2 Infinity planifikon ta arrijë këtë duke përdorur një tullumbace heliumi me përmasa 420 metra në diametër.
I gjithë udhëtimi do të zgjasë për gjashtë orë, mes së cilave një orë në hapësirë dhe një orë për t’u kthyer në Tokë. Pasagjerët do t’u duhet të kryejnë një trajnim sigurie për dy ditë.
Përdorimi i saj ul në mënyrë dramatike kostot, duke lejuar që udhëtimet të kushtojnë vetëm 132.000 dollarë.
SpaceX të Elon Musk dhe Blue Origin të Jeff Bezos të dy kanë synimet e tyre për turizmin hapësinor dhe kanë bërë përparim të madh në treg.
SpaceX tashmë ka regjistruar tre civilë për një udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Blue Origin po planifikon gjithashtu udhëtime por kushtojnë rreth 200.000 dollarë./Motilokla.com
