‘Topi me kristale jashtëtokësore’ del në ankand në SHBA, çmimi marramendës

‘Topi me kristale jashtëtokësore’ del në ankand në SHBA, çmimi marramendës

Dhjetëra meteoritë antikë - disa me gurë, disa prej hekuri, disa të mbushur me xhevahire vezulluese jashtëtokësore ose që mbajnë pluhur yjesh miliarda vjet të vjetra - tani janë në ankand në Christie's, të SHBA-së.

Shumë prej këtyre shkëmbinjve të rrallë hapësinorë dikur ishin pjesë e hënës, ndërsa të tjerët erdhën nga Marsi ose u ndanë nga asteroidët që orbitonin në brezin midis Marsit dhe Jupiterit.

Ankandi për këta trupa qiellorë është zhvilluar në internet. Një pjesë e këtyre objekteve të rralla kanë oferta fillestare prej vetëm disa qindra dollarësh. Por një pllakë trapezoidale nga një meteorit hënor i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë, me përmasa 40 centimetra të gjatë dhe peshë afërsisht 2 kilogramë, mund të arrijë të shitet deri në 350,000 dollarë, sipas Christie’s.

Para ankandit, të gjithë meteorët u ekzaminuan nga shkencëtarët e Shoqatës së Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare kushtuar arsimit dhe kërkimit në shkencën planetare, veçanërisht studimin e asteroideve.

Meteoritët janë praktikisht ata që arrijnë ta mbijetojnë atmosferës së planetit tonë, e shpeshherë mbështillen nga flakët në qiell përpara të ndahen e të bien në tokë ose në oqean. Më shumë se 90% e meteorëve vijnë nga asteroidet në sistemin tonë diellor, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Hëna ose Marsi, shkëmbor ose një kombinim guri dhe metali, sipas NASA-s./Motilokal.com