Shfrytëzimi i resurseve ujore në Kosovë

Shfrytëzimi i resurseve ujore në Kosovë

Një prej formave të ndikimit të drejtpërdrejtë në mjedis është edhe shfrytëzimi i resurseve ujore.

Së fundmi Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka publikuar të dhënat për shfrytëzimin e resurseve ujore në Kosovë.

Sipas të dhënave të AMMK-së pjesa më e madhe e ujërave përdoren nga ujësjellësit publik për furnizim me ujë të pijes, për amvisëri dhe për nevojat e konsumatorëve tjerë të kompanive publike të ujësjellësve.

Ndërsa bujqësia është sektori i dytë zhvillimorë i përdorimit të ujit, kryesisht për ujitjen e tokave bujqësore.

Ndërkaq, në sektorin e energjisë uji përdoret për ftohje ndërsa në industri për prodhim dhe ftohjen e pajisjeve.

Trendi i përgjithshëm i përdorimit të ujit është në rritje dhe sasia vjetore e shfrytëzimit sillet ndërmjet 200-270 milion m3 ujë në vit (Figura: Sasia e ujit të shpenzuar milion metër kub /vit sipas sektorëve 2009-2019)./Motilokal.com

Për më shumë detaje: Mjedisi i Kosovës 2020, Raport i treguesve mjedisor (http://ammk-rks.net/.../Mjedisi_i_Kosov%C3%ABs_2020...)