E jashtëzakonshme: Akrobatja nga Shqipëria sfidon lartësinë dhe motin e acartë për nder të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

E jashtëzakonshme: Akrobatja nga Shqipëria sfidon lartësinë dhe motin e acartë për nder të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Për nder të 13-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, akrobatja nga Tirana, Fiona Rushiti ka sfiduar lartësinë dhe motin e acartë, duke ofruar performancë dhe pamje të magjishme.

Akrobatja 22-vjeçare e cila është gjithmonë në kërkim të aventurës, shfaqet e veshur me një kostum që bashkon flamujt shqiptarë me moton “Edhe pse kemi dy flamuj ne jemi një”.

Ajo sot ka performuar në liqenin e Badovcit në Prishtinë, nën temperatura të ulëta në -8 gradë Celsius.

Siç shihet në foto Fiona ka qëndruar në një lartësi, pa asnjë masë mbrojtëse, duke bërë numra akrobatikë.

Fiona është e njohur dhe e fiksuar pas sporteve ekstreme dhe është e para akrobate në trevat shqiptare që performon në lartësi të mëdha.

Një nder perfomancat e saj të rrezikshme është edhe ajo me zjarr, gjë për të cilën edhe shpesh identifikohet si “vajzat e zjarrit”./Motilokal.com


fiona rushiti

fiona rushiti