Diçka e tillë shihej vetëm në ëndrra por ndërtimi i një veturë fluturuese është shumë pranë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dha miratimin për automjetin e parë fluturues, që mund të arrijë një shpejtësi deri në 160 kilometra në orë. Kompania Terrafugia Transition ka marrë dritën jeshile, pasi fitoi certifikatën e specialitetit për aftësitë ajrore të avionëve të lehtë.
Mësohet se shoferët që do të drejtojnë një mjet të tillë, do të jenë në gjendje që të ngrihen dhe të ulen në aeroporte të vogla ose autostradë.
Kompania shpreson të prodhojë hibridin me dy vende në 2022. Mundësuar nga një motor 100-hp Rotax 912iS Sport me injektim të karburantit, Transition ka një shpejtësi maksimale prej 160 km/orë dhe një diapazon rreth 400 milje. Motori i avionit mund të funksionojë me benzinë premium ose karburant aeroplani 100LL, ndërsa makina mundësohet nga një motor elektrik hibrid./Motilokal.com
