Ndonjëherë, sado e mirë të jetë një veturë, që disa vende ajo nuk mund të futet dot. Për të zgjidhur këtë problem, Hyundai ka bërë një shpikje që, me shpresë, do të jetë fitimprurëse.
Kompania koreano-jugore Hyundai ka prodhuar një model në miniaturë, të quajtur TIGER X-1, rrotat e të cilit, secila me nga një motor elektrik, shndërrohen në këmbë. Vetura robotike mund të udhëtojë si çdo veturë tjetër deri kur terreni ta lejojë, ndërsa për sipërfaqet më të vështira, këmbët shfaqen si me magji dhe bëjnë të mundur kapërcimin e pengesave.
Hyundai parashikon që automjeti të përdoret për operacione të vështira shpëtimi pas katastrofave natyrore siç janë tërmetet. Tiger mund të lidhet gjithashtu me një dron që mund ta transportojë në vende të largëta. Tiger dhe droni gjithashtu mund të karikojnë bateritë e njëri-tjetrit sipas nevojës.
Ky koncept, aktualisht vetëm për ngarkesa do të kërkojë të patën pesë vite për zhvillim dhe testim para se të jetë gati për përdorim. Vetura robotike po zhvillohet nga New Horizons Studio me bazë në Kaliforni. Sipas drejtorit të kompanisë, John Suh, automjetet e tilla mund të përdoren për të eksploruar sipërfaqen e Hënës ose planetëve të tjerë./Motilokal.com


