Etna shpërthen sërish, spektakli i vullkanit me hi dhe llavë, mbyllet aeroporti i Katanias

Etna shpërthen sërish, spektakli i vullkanit me hi dhe llavë, mbyllet aeroporti i Katanias

Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer përsëri duke dhënë një spektakël të vërtetë të natyrës. Aktivitet i i fortë shpërthyes ka ndodhur nga krateri jug-lindor, ndërsa nga llava është krijuar një re e lartë hiri drejt jugut.

‘Kolona’ e tymit ka qenë e dukshme për më shumë se 100 kilometra.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka sinjalizuar emetimin e llavës gjatë faqes perëndimore të luginës së Bove-s. Aeroporti Ndërkombëtar i Katanias pezulloi aktivitetin për shkak të emergjencës nga hiri vullkanik. Kolona e tymit dhe hirit që del nga krateri juglindor, ngrihet për më shumë se një kilometër lartësi dhe errësira nuk lejon garantimin e sigurisë së fluturimeve.

Sipas teknikëve dhe kërkuesve të observatorit të Etnas, që të hënën vullkani po mbahej nën mbikëqyrje për shkak të intensifikimit të aktivitetit shpërthyes. Shpërthimi i të martës ka ndodhur në lartësi dhe nuk ka cenuar shtëpi dhe njerëz. Sipas ekspertëve, ka disa dëmtime sipërfaqësore në vrimën e kraterit që teknikët po tentojnë ti vlerësojnë.

Etna ndodhet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë dhe është një ndër vullkanet më aktive në botë./Motilokal.com

May be an image of nature and text that says 'Veronica Testa'

Sizilien Ausbruch Ätna Vulkan

Image

Image