Trashësia e borës në zonën e Qafë-Thanës ka bërë që veturat të mbulohen tërësisht nga bora. Sipas pamjeve shihet që bora ka mbërritur mbi xhamat e veturave, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda këtyre ka njerëz.
Sipas njoftimeve deri në tetë orë janë duke zgjatur pritjet, ku dhjetëra qytetarë janë të bllokuar në Qafë-Thanë.
Ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se borëpastrueset po punojnë për të liruar rrugën, por deri më tani asgjë e tillë nuk bëhet e ditur.
Shqipëria është paralizuar nga moti i ligë, situatë e rëndë është në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan./Motilokal.com

