Vishuni trashë, mot i ftohtë dhe me ngrica në Kosovë

Vishuni trashë, mot i ftohtë dhe me ngrica në Kosovë

Në Kosovë java e tretë e shkurti pritet të nis me mot të ftohtë, më shumë kthjellime e diell. Të hënën dhe mërkurën vende-vende priten rrebeshe bore. Ndërsa nga e mërkura pritet rritje e temperaturave.

E hëna do të mbajë mot të ftohtë e me ngrica, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -7 deri në -3 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, gjatë paradites pjesërisht me re, ndërsa pasdite kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej -11 deri në -2 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re, në mbrëmje mundësi pë reshje të dobëta bore. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në 2 °C./Motilokal.com