Javë me mot të ftoftë dhe me ngrica në Shqipëri

Javë me mot të ftoftë dhe me ngrica në Shqipëri

Shqipëri në këtë fundjavë u përfshi nga reshjet e dendura të dëborës ndërsa për këtë javë parashikohet të dominoj moti i kthjellët por me temperatura të acarta. Sot priten reshje të dobëta bore të gjithë vendin.  

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell, por shumë ftohtë. Temperaturat do të luhatën nga -8 deri në 2 °C.

Mot i ftohtë dhe pothuajse i kthjellët pritet të mbajë ditën e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -9 deri në 4 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej -3 deri në 6 °C./Motilokal.com