Bllokohet Qafë-Thana, deri në 8 orë pritje në pikën kufitare

Bllokohet Qafë-Thana, deri në 8 orë pritje në pikën kufitare

Me dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej 4 orësh si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

Aktualisht, janë dhjetëra automjete që presin të kalojnë në dy korsit e rrugës.

Shkak i bllokimit është bërë stuhia e dëborës dhe prania e madhe e saj në rrugë.

Tri mjete, që janë braktisur nga drejtuesit, janë bërë shkak për një bllokim edhe më të madh. Po pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja e dëborës./Motilokal.com