Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve po bëhet pa ndërprerë që nga dje

Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve po bëhet pa ndërprerë që nga dje

Drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka reaguar pas kritikave për moslargimin e borës nga rrugët e kryeqytetit.

Braha ka thënë se mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pa ndërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Postimi i plotë:

Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pa ndërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve.

Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme po ashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër./Motilokal.com

May be an image of road and snow

May be an image of snow

May be an image of road and snow

May be an image of road

May be an image of outdoors

May be an image of one or more people, people standing and snow