Reshjet e borës që kanë nisur nga mbrëmja e djeshme nuk 'kursyen' as qytetin bregdetar Durrësin, duke bërë të zgjohet nën petkun e bardhë.
Në fotot e mëposhtme të publikuara nga Bashkia e Durrësit do të shihni pamjet mahnitëse që sjell panorama e qytetit të Durrësit nën bardhësinë e borës.
Bora, si rrallëherë preku edhe bregdetin, ndërsa qytetarë të shumtë dolën për të shijuar panoramën./Motilokal.com



















