Priten vërshime në Kosovë

Priten vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar mundësinë për vërshime nga data 8 deri në 12 shkurt.

IHMK ka theksuar se sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

Njoftimi:

Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve./Motilokal.com